Kronike
Ishte në kërkim për ekzekutimin e Klodiana Vefës, kryen vetëvrasje bashkëshorti
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/09/45.jpg)
Alfred Vefa, autori i dyshuar i vrasjes së 35 vjeçares Klodiana Vefa është gjetur i vdekur, raportojnë mediat italiane. Ish-bashkëshorti i gruas që u vra mbrëmjen e së enjtes me armë zjarri në rrugë në një provincë të Firences, është gjetur i pajetë në një zonë të izoluar të San Casciano në Val di Pesa. Sipas policisë, e cila e kërkonte prej orësh , ai vrau veten duke qëlluar me të njëjtën armë me të cilën dyshohet se ka qëlluar ish-bashkëshorten. Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë për një makinë të dyshimtë dhe pas ndërhyrjes, u konstatua se isha makina e Alfred Vefës. Klodiana, e cila punonte si kamariere në një piceri disa metra larg vendit të ngjarjes, dyshohet se u qëllua disa herë pas një debati me ish burrin. Ajo vdiq përpara se të transferohej në spital.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)