Kronike
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ekstradohet nga Italia 32-vjeçari

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Italia në Shqipëri. E. C., alias E. Gj, 32 vjeç, ishte i dënuar me masën “arrest me burg” për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve publikë.
Ekstradimi u realizua në kuadër të operacionit “The Uanted”, në bashkëpunim mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës. Pas mbërritjes në atdhe, ai iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Njoftimi:
Interpol Tirana
Vijon bashkëpunimi me homologët për finalizimin e ekstradimeve të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kapur jashtë vendit.
Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Romës, në kuadër të operacionit “The Uanted”, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit E. C., alias E. Gj, 32 vjeç.
Shtetasi E. C., alias E. Gj, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, shtetasi E. C., alias E. Gj, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

