Connect with us

Kronike

Ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Vlorës, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar është vendosur në pranga pasi ishte shpallur në kërkim nga Gykata e Vlorës. Kjo e fundit e ka dënuar me 3 muaj e 27 ditë dhe e akuzon për veprën penale ‘Vjedhje’. “Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, ndaloi shtetasin R. B., 38 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 3 muaj e 27 ditë burg për veprën penale Vjedhja”, informoi sot policia.

Advertisement