Aktualitet
“Ishte vdekje natyrale”, policia konfirmon vdekjen e ish-ambasadorit gjerman në një dhomë hoteli

Policia ka njoftuar se vdekja e ish-ambasadorit gjerman Werner Daum ishte natyrale. Sipas njoftimit zyrtar, Daum u gjet pa gjetë në një dhomë hoteli.
Golem, Kavajë / Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në Golem, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jete shtetasi W. D, 82 vjeç (ish-ambasadori gjerman).
Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

