Connect with us

Bota

Itali/ Kokainë e fshehur poshtë anijes, arrestohen shqiptarët

Katër shqiptarë janë arrestuar pas operacionit të zhvilluar në portin e Savonës, në Itali, ku u sekuestruan rreth një ton kokainë.

Droga ishte fshehur në pjesën e zhytur të anijes tregtare dhe u gjet nga zhytësit nga Seksioni i Operacioneve Detare të Savonës.

Ngarkesa me lëndë narkotike u sekuestrua nga Policia Financiare e Barit  dhe ishte e ambalazhuar në 26 mbështjellës. Ndërkohë  pas arrestimit të të katërve, Guardia di Finanza kishte mësuar për mbërritjen në portin e Savonës të një ngarkese tjetër me lëndë narkotike në një anije tregtare me flamur të Hong Kongut, e cila u nis nga porti i Santos në Brazil më 30 dhjetor.

Kjo është arsyeja pse u aktivizuan autoritetet dhe u krye monitorimi i ngarkesave. Sakaq operacioni është pjesë e hetimeve të Fiamme Gialle të Barit

 

 

Advertisement