Connect with us

Kronike

Italia e kërkonte për trafik droge, arrestohet në Tiranë 38 vjeçari! I akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale (EMRI)

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar të shpallur në kërkim nga Italia, pasi akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale.
38-vjeçari i identifikuar si Altianado Feimi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në rrugën “Xhorxh Bush”, në kuadër të operacinit “Wanted 3”.
Blutë sqarojnë se Gjykata e Gjenovës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në rrugën “Xhorxh Bush”, shtetasin A. F., 38 vjeç, i cili u arrestua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gjenovës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal italian”,-njofton policia.

Advertisement