Bota
Italia, ndihma edhe për familjarët e emigrantëve të cilët jetojnë jashtë vendit
Nëse një qytetar me kombësi në një nga shtetet jashtë BE dhe jeton në Itali dhe posedon një leje qëndrimi afatgjatë apo afatshkurtër ka të drejtë të kërkojë ndihma familjare edhe për anëtarët e familjes të cilët janë të varur ekonomikisht nga ai, edhe nëse ata jetojnë jashtë kufijve të BE-së.
Vendimi i Gjykatës së drejtësisë së BE-së erdhi pas ankimimeve të paraqitura nga një qytetar me origjinë nga Sri Lanka dhe një nga Pakistani, me leje qëndrimi në Itali, të cilave u ishte mohuar kërkesa për ndihma për anëtarët e familjes së tyre sepse ata banojnë në vendet e tyre të origjinës.
Sipas Gjykatës së BE, “legjislacioni italian i cili refuzon ose zvogëlon përfitimet e sigurimeve shoqërore për shtetasit e vendeve jo të BE, por që mbajnë një leje të vetme ose janë banor afatgjatë është në kundërshtim me ligjin e BE, për shkak të faktit se anëtarët e familjes banojnë në një vend të tretë, ndërsa i njëjti përfitim u jepet qytetarëve italianë pavarësisht nga vendi ku banojnë anëtarët e familjes së tyre “.