Sport
Italia sheh sërish “makthe”, aventura për në Botërorin 2026 nis me humbjen e thellë ndaj Norvegjisë së Haaland

Italia e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën për në Botërorin 2026, me “Azzurrët” që janë mposhtur në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese kundër Norvegjisë 3-0 në transfertë.
Sfida e luajtur në Oslo nisi mjaft keq për të besuarit e Spallettit, të cilët pësuan që në minutën e 14’ nga Sorloth, ndërsa pas 20 minutash Nusa dyfishoi shifrat me një supergol.
Për “Azzurrët” nuk kishte paqe pasi në minutën e 42’ ishte koha dhe Erling Haaland për të tundur rrjetën.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, me të dyja skuadrat që tentuan të shënonin, por pa mundur dot të gjenin rrjetën.
Kështu Norvegjia kryeson Grupin I me 9 pikë në po kaq ndeshje, e ndjekur nga Izraeli me 6. Nga ana tjetër, Italia duhet të kthejë menjëherë faqe, nëse nuk do të qëndrojë për herë të tretë radhazi jashtë një kampionati Botëror.

