Connect with us

Bota

Italiani mban rreth dy vjet në frigorifer kufomën e nënës që t’i merrte pensionin

Në Sarroch të Italisë është raportuar se një burrë 54-vjeçar ishte duke e fshehur kufomën e nënës për t’ia marrë pensionin. Ky veprim cilësohet mashtrim i rëndë ndaj shtetit.

Karabinierët e kontrolluan shtëpinë e të dyshuarit dhe e gjetën trupin e nënës së tij 78-vjeçare brenda një frigoriferi për ngrirje të thellë në bodrumin e shtëpisë, raporton agjencia italiane e lajmeve, ANSA.

Sipas hetimeve fillestare, kufoma ndodhej aty për rreth dy vjet, ndoshta nga periudha e pandemisë së koronavirusit. Gruaja kishte vdekur nga shkaqe natyrore, ndërsa i biri ia kishte fshehur kufomën dhe kishte vazhduar që ta merrte pensionin e saj.

Trupi i gruas është marrë nga autoritetet dhe një mjek ligjor do të caktohet për ta kryer autopsinë e kufomës.

Profesionisti do të duhet që të vërtetojë nëse gruaja me të vërtetë ka vdekur nga shkaqe natyrore dhe kohën e saktë se kur ka vdekur.

Ndërkohë, karabinierët po i vazhdojnë hetimet për ta rindërtuar incidentin në hollësi.

Advertisement