Connect with us

Kosova

Italiani vdiq në Koshare si pjesë e UÇK-së, nderohet pas vdekjes me titullin “Hero i Kosovës”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar “post-mortem” me urdhrin Hero i Kosovës, italianin Francesco Guiseppe Bider, që vdiq në Koshare si pjesë e UÇK-së.

Presidentja Urdhrin ia dorëzoi vëllait të heroit, z. Alfredo Bider, i shoqëruar nga familjarë dhe ish-udhëheqësit e Brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe Betejës së Koshares.

 

 

Ajo theksoi se heroi Francesco Bider besoi në lirinë e popullit tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

“Ishin pamjet e vrasjeve, djegieve, vuajtjeve të zhvendosurve, pamjet e kampeve të refugjatëve dhe gjithë realitetit të tmerrshëm që kalonte populli ynë nga regjimi gjenocidal të Millosheviqit që e shtyen Francescon t’i bashkohej UÇK-së në luftën për çlirimin e Kosovës, ku edhe ra dëshmor”, ka thënë Presidentja Osmani.

Advertisement