Uncategorized

Iu gjetën 2 armë gjahu pa leje dhe municione në shtëpi, vihet në pranga 55-vjeçari.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe vënien në pranga të personave që mbajnë armë dhe municion, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë arrestuan në flagrancë shtetasin:
P. M., 55 vjeç, banues në Këlcyrë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Katundishtë, Këlcyrë, iu gjetën 2 armë gjahu pa leje, 50 fishekë shenjëdhënës dhe 2 krehra me nga 7 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version