Kosova
Iu luta të më vriste/ Rrëfimi i trishtë i gruas që u rrëmbye nga serbët: Isha 16 vjeç, më kapi nga…
Vasfije Krasniqi është një prej shumë grave të dhunuara seksualisht nga ushtarët serbë gjatë luftës së tmerrshme në Kosovë. Ajo rrëfeu historinë e saj të trishtë në emisionin Top Story në Top Channel. Krasniqi u rrëmbye nga serbët kur ishte vetëm 16 vjeç, ndërsa po qëndronte në shtëpi me familjarët.
Nuk e harroj kurrë prej nënës time, se mendoja se ajo mundej të më mbronte, mos me më lënë ata me më marr. Ai më mori dhe futi në makinë. Ai tha kjo duhej të deklarojë në polici se ku është babi dhe vëllezërit. Më dërguan në një fshat të serbëve, atuy ishte një tmerr, doja vetëm të më vrisnin se nuk e dija se ç’do të bënin ata me mua. Po të kesh një 16-vjeçare shqiptare në një fshat të mbushur tërësisht me serbë, kohë pranvere ka qenë rinia duke lozur.
Ky polici kishte një çakmak dhe ma vendosi tek fytyra dhe më thoshte shih çfarë kam. Unë vetëm qaja se nuk e dija ç’do të bënin me mua. Ajo ka qenë një ditë që kurrë nuk e harroj. Nuk e harroj as në mëngjes, as në drekë, as në darkë e kam në memorie. Unë kam qenë një fëmijë shumë i lumtur, kam pasur ëndrra për jetën time, por me rastin që më ndodhi, më humbën shpresat e jetës”, tha ajo.