Aktualitet
Iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale me urgjencë, Kryepeshkopi Anastas del nga salla e operacionit
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/01/Janullatos-scaled.jpg)
Ka përfunduar operacioni urgjent të cilit iu nënshtrua Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas. Janullatos është dërguar në pavijon aktualisht dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Kryepeshkopi i Shqipërisë iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale pas një përkeqësimi të shpejtë të gjendjes së tij shëndetësore për shkak të hemorragjisë në sistemin gastrointestinal.
Ai i ishte trajtuar për disa ditë me radhë mjekimeve për të kontrolluar gjakderdhjen, por mëngjesin e së premtes pësoi një përkeqësim dramatik sipas mediave greke.
Më herët, sipas një njoftimi më të ri mjekësor, u bë e ditur se ai është intubuar në pavijonin e spitalit “Evangelismos”.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)