Kronike
Iu vu tritol jashtë derës së apartamentit, kush është Xhovana Nikolli, e dashura e “Shkodranit”

Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi i tritolit në një pallat në Elbasan ditën e djeshme, e cila ishte vendosur në hyrjen e apartamentit të dy motrave që jetonin me qira.
Nga shpërthimi i tritolit motrat nuk i lënduarn, por fqinji i tyre 29-vjeçar.
Njëra prej vajzave, Xhovana Nikolli njihet për lidhjen e saj me Amarildo Nikollin i cili u arrestua nga policia rreth një vit më parë, si i dyshuar që ishte porositur për të vrarë dy persona në qytetin e Vlorës.
Amarildo është mjaft i njohur në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale, kryesisht Tik Tok, përmes partneres së tij, Giovanna Nikolli, e cila pavarësisht çdo përfshirjeje të partnerit të saj në ngjarje kriminale, nuk është tutur aspak të reklamojë jetën e tyre luksoze mes festave të pafundme me shishe shampanje, pushimet në restorte me pesë yje, dhurata të çantave të markave më të shtrenjta e tufave gjigante me trëndafila.
Jo të paktat herë kanë qenë rastet kur dyshja përfshiheshin dhe në sfida të ndryshme në Tik Tok, përmes të cilave përcillnin frymën e dy të rinjve adoleshentë.
Xhovana edhe pse Amarildo është në qelinë e 313 ka gjetur mënyra të ndryshme për t’i qëndruar pranë të dashurit të saj, duke dërguar dron gjatë momentin që ishte në ajrim, apo dhe duke shkuar ne burgun e 313 e veshur si nuse video të cilat janë edhe në profilin e saj në Tiktok.

