Bota
Izraeli dhe Irani kundërshtuan armëpushimin/ Trump telefonon Netanjahun dhe e qorton me tone të larta

Presidenti amerikan Donald Trump foli sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Mediat e huaja shkruajnë se Trump ishte “jashtëzakonisht i vendosur dhe i drejtpërdrejtë” në lidhje me atë që duhej të ndodhte për të mbështetur armëpushimin.
Gjithashtu burime për mediat ndërkombëtare thonë se Netanyahu e kuptonte ashpërsinë e situatës dhe shqetësimet e Trump.
Presidenti amerikan ishte i kënaqur dje në mbrëmje kur njoftoi një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit, qëndroi zgjuar deri natën vonë duke ndjekur transmetimin ndërsa ai pritej të hynte në fuqi.

