Bota
“Izraeli është një tumor kanceroz”, lideri suprem i Iranit paralajmëron SHBA-të dhe Izraelin

Irani është gati t’i përgjigjet çdo sulmi të ri ushtarak, tha udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, në komentet e transmetuara nga televizioni shtetëror iranian, duke shtuar se Teherani ishte i aftë t’u shkaktonte armiqve të tij një goditje më të rëndë sesa gjatë luftës 12-ditore me Izraelin muajin e kaluar.
Khamnei e quajti Izraelin një “tumor kanceroz” dhe tha se SHBA-të janë bashkëpunëtore në krimet izraelite.
“Luftimi kundër SHBA-së dhe “qenit të saj në zinxhir”, Izraelit, është i lavdërueshëm”, tha Khamenei.
Komentet e Khameneit vijnë pasi, SHBA-ja dhe BE kërcënuan se do të vendosin sanksione të reja për Iranin nëse nuk arrihet një marrëveshje për programin bërthamor deri në fund të gushtit.

