Bota
Izraeli miraton ligjin, burg kush filmon dhe shpërndan goditjet e Iranit

Parlamenti izraelit (Knesset) sapo votoi ligjin për të ndaluar filmimin e raketave.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, diçka e tillë ndodhi.
Vetëm 24 orë më parë, Izraeli ka ndaluar të gjitha mbulimet mediatike të huaja të sulmeve me raketa, në pritje të miratimit të censurës së IDF-së.
Një mesazh iu dërgua mediave, sidomos atyre amerikane, për të ndaluar menjëherë transmetimin e pamjeve ku qytetet izraelite goditen nga sulmet iraniane.
Sot ligji i ri thekson pesë pika:
- Ligji ndalon filmimin e interceptimeve dhe uljeve.
- Ligji ndalon ngarkimin e fotove dhe videove në rrjetet sociale.
- Ligji do të ndalojë çdo media të huaj që vepron kundër shtetit të filmojë në të gjithë vendin gjatë një kohe lufte.
- Ligji ndalon filmimin e vendeve të ndjeshme dhe strategjike brenda territorit të vendit.
- Ligji i ri nuk parashikon gjoba monetare, por burgim real midis 20 muajve dhe 30 muajve.

