Connect with us

Bota

Izraeli ndez megafonët: Hebrenj, po vjen Mamdani, largohuni nga New Yorku

Izraeli u bën thirrje hebrenjve të largohen urgjentisht nga New York-u pas zgjedhjes së Mamdanit

Zohran Mamdani, demokrati progresiv me origjinë nga Uganda, ka qenë kritik i hapur i fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, duke e quajtur atë “luftë gjenocidale”

Ministri izraelit për Çështjet e Diasporës, Amichai Chikli, i ka bërë thirrje komunitetit hebre në New York të largohet nga qyteti, pas zgjedhjes së Zohran Mamdanit si kryebashkiak i ri, duke e cilësuar atë si “mbështetës të Hamasit”.

Chikli tha se “qiriri i lirisë në qytet është shuar” dhe paralajmëroi se “New York-u po ecën me sy hapur drejt të njëjtës humnerë që ka gëlltitur Londrën.”.

Ai shtoi se komuniteti hebre prej 1.3 milion banorësh nuk duhet të presë “asgjë të mirë” nën udhëheqjen e Mamdanit.

Zohran Mamdani, demokrati progresiv me origjinë nga Uganda, ka qenë kritik i hapur i fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, duke e quajtur atë “luftë gjenocidale”.

Megjithatë, Mamdani ka deklaruar disa herë se nuk mbështet Hamasin dhe i njeh sulmet e 7 tetorit si krim lufte.

Advertisement