Bota
Izraeli: Nuk do të lejojmë grupin Hezbollah të destabilizojë kufirin dhe rajonin
Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad, ka paralajmëruar se Izraeli do të luftojë Hezbollahun me të gjitha forcat nëse vazhdon sulmet e tij.
“Ne nuk do të lejojmë që organizata paraushtarake e Hezbollahut të destabilizojë kufirin dhe rajonin. Nëse Hezbollahu vazhdon agresionin e tij, Izraeli do ta luftojë atë me të gjitha forcat e tij”, tha zoti Gallad në një mesazh drejtuar popullatës libaneze.
Tensionet midis Izraelit dhe Hezbollahut, i cili në tetor hapi një front në mbështetje të aleatit të tij Hamas, u përshkallëzua më tej pas vdekjes më 30 korrik të një anëtari të lartë të krahut të tij ushtarak, Fouad Shukr, në një bombardim izraelit në një periferi jugore të Bejrutit .