Connect with us

Bota

Izraeli rrit sulmet në Bregun Perëndimor, vriten 4 palestinezë

Një sulm i ushtrisë izraelite ka vrarë katër palestinezë, duke përfshirë një adoleshent, në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor të Jeninit.

Bastisja e së enjtes, më e fundit që kur Izraeli intensifikoi operacionet në Bregun Perëndimor vitin e kaluar, u krye nga forcat e fshehta izraelite të cilat depërtuan në qendër të qytetit Jenin. Ushtria izraelite tha se forcat e saj të sigurisë po veprojnë aktualisht në kampin e refugjatëve.

Jenin është ndër zonat në Bregun Perëndimor verior ku Izraeli ka intensifikuar sulmet gjatë vitit të kaluar në një përpjekje për të shtypur rezistencën në rritje të palestinezëve të armatosur.

Në një prej fotove të siguruara, vihet re se një grup palestinezësh ka rrethuar një makinë ku dyshohet se fshiheshin forcat speciale izraelite.

Vdekjet e së enjtes e çojnë në 83 persona, numrin e palestinezëve të vrarë që nga fillimi i vitit, që prej rritjes së sulmeve izraelite që prej pranverës së vitit të kaluar.

Sulmet palestineze kundër izraelitëve kanë vrarë 14 persona në vitin 2023.

Javën e kaluar, forcat izraelite vranë tre palestinezë në një bastisje në Jenin, më pak se 48 orë pasi gjashtë të tjerë u vranë në një sulm tjetër në qytet. Në janar, ushtarët izraelitë vranë nëntë palestinezë, duke përfshirë një grua të moshuar, gjatë një bastisjeje në shkallë të gjerë në kampin e refugjatëve Jenin.

Më shumë se 170 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në vitin 2022, shumë prej tyre civilë. Sulmet e ndodhura së fundmi, kanë shkelur marrëveshjen e firmosur në shkurt, ku Izraeli dhe Palestina u dakordësuan për uljen e tensioneve në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit që nis në fund të marsit.

Advertisement