Bota
Izraeli sulme ajror ndaj Hezbollahut në Liban, 492 të vrarë, mes tyre 31 fëmijë
Sulmet intensive izraelite kundër Hezbollahut vranë 492 njerëz dje në Liban, duke përfshirë 35 fëmijë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u shpreh thellësisht i shqetësuar nga numri i viktimave civile në Libanin jugor dhe lindor të bombarduar nga ushtria izraelite, tha zëdhënësi i tij.
Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar ka frikë se ky përshkallëzim midis Izraelit dhe lëvizjes Hezbollah, mund ta tërheqë rajonin në një spirale të pakontrollueshme.
Nga Nju Jorku, ku mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ministri i Jashtëm francez njoftoi se Parisi do të bëjë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit për Libanin këtë javë.
“Jemi në prag të luftës totale”, nënvizoi kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Shtetet e Bashkuara thanë se po punojnë për të propozuar zgjidhje konkrete e diplomatike për të zbutur krizën në Liban, ndërsa shprehin kundërshtimin e tyre ndaj çdo pushtimi tokësor izraelit për të synuar Hezbollahun.
Lajm në përditësim…