Bota
Izraeli, sulme kundër Iranit dhe Hezbollahut
“IDF aktualisht po kryen sulme të njëkohshme në Teheran dhe Bejrut. Forcat Ajrore Izraelite kanë nisur sulme të synuara kundër objektivave ushtarake të regjimit terrorist iranian dhe organizatës terroriste Hezbollah,” shkroi IDF në Telegram. “Një avion i Forcave Ajrore Izraelite goditi dhe shkatërroi një qelizë të operativëve të mbrojtjes ajrore të regjimit terrorist iranian, ndërsa ata përpiqeshin të vendosnin sisteme kundër IDF,” shkroi Tsahal. “Forcat Ajrore Izraelite vazhdojnë të godasin lëshuesit e raketave balistike iraniane dhe vendet e lëshimit që synojnë avionët e Forcave Ajrore Izraelite.” “IDF nuk do të lejojë që regjimi terrorist iranian të godasë avionët e Forcave Ajrore Izraelite dhe do të vazhdojë të godasë përpjekjet për të armatosur lëshuesit e raketave. Forcat Ajrore Izraelite vazhdojnë të godasin vendet e lëshimit të raketave, lëshuesit e raketave dhe raketat balistike.”
Hezbollahu sulmon tre baza izraelite pas sulmeve në Liban
Hezbollahu tha se shënjestroi tre baza ushtarake izraelite në përgjigje të sulmeve ndaj fortifikimeve të grupit në Liban, duke përfshirë periferitë jugore të Bejrutit. “Në përgjigje të agresionit kriminal të Izraelit kundër dhjetëra qyteteve dhe qytezave libaneze”, luftëtarët e Hezbollahut përdorën dronë për të shënjestruar bazën ajrore Ramat David dhe bazën Meron në Izraelin verior, tha grupi i mbështetur nga Irani në disa deklarata. Ata shtuan se gjithashtu shënjestruan një bazë në Lartësitë e Golanit me raketa.
Netanyahu për sulmet në Iran: Po ndërtonin objekte të reja bërthamore, duhej të vepronim tani
Në një intervistë për Fox News, Benjamin Netanyahu thotë se sulmet ndaj Iranit nisën për shkak se kishin nisur ndërtimin e objekteve të reja bërthamore.
“Arsyeja pse duhej të vepronim tani është sepse, pasi goditëm objektet e tyre bërthamore dhe programin e tyre të raketave balistike… ata filluan të ndërtonin objekte të reja… bunkerë nëntokësorë që do të bënin programin e tyre të raketave balistike dhe programin e tyre të bombave atomike imunë ndaj ndërhyrjes brenda disa muajsh,” tha kryeministri i Izraelit. “Nëse nuk veprohej tani, nuk do të mund të veprohej në të ardhmen,” shtoi ai.