Connect with us

Bota

Izraeli ‘ZOT’ i qiellit mbi Iran/ Netanyahu: Jemi në rrugën e fitores…

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka thënë së fundmi se “jemi në rrugën e fitores”.

Ai ka thënë gjithashtu se forca ajrore izraelite ka “kontroll” të qiellit mbi Teheran.

Netanyahu ka shtuar se “jemi në rrugën e duhur për të arritur dy objektivat tona kryesore, eliminimin e kërcënimit bërthamor dhe eliminimin e kërcënimit me raketa”.

“Forcat Ajrore Izraelite kontrollojnë qiellin mbi Teheranin. Ne po godasim objektivat e regjimit – ndryshe nga regjimi kriminal i Iranit, i cili synon civilët”, ka shtuar Netanyahu, duke folur në Bazën Ajrore Tel Nof.

“Po u themi qytetarëve të Teheranit: ‘Evakuohuni’ dhe ne po ndërmarrim veprime”.

Advertisement