Connect with us

Bota

“Izraelit dhe Iranit si dy fëmijë”/ Trump në Hagë: Zelenskyy djalë i mirë, Putin i sjellshëm

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbajtu një konferencë për shyp në samitin e NATO-s në Holandë, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Mark Rutte. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë qëndrimit të tij në Hagë për Samitin e NATO-s, deklaroi se nuk do të lejohet pasurimi i uraniumit nga ana e Iranit, duke dhënë një mesazh të qartë mbi qëndrimin amerikan ndaj programit bërthamor të Teheranit.

“Nuk do të lejojmë pasurimin e uraniumit në Teheran. Ka raportime që jo të gjitha janë shkatërruar, por Izraeli do të na informojë. Unë besoj se janë shkatërruar tërësisht. Në pamjet para dhe pas, gjithçka është e zezë. Nuk arritën të shpëtonin asgjë, nuk patën kohë të zhvendosnin materialin. E dinin që do të bombardoheshin dhe ishin larguar.”-u shpreh Trump.

Trump u pyet se për sa kohë mendon se programi bërthamor iranian është penguar nga sulmet ajrore.

“Mendoj se praktikisht dekada. Mendoj se e kanë përjetuar, thjesht kanë kaluar nëpër ferr… gjëja e fundit që duan të bëjnë është të pasurohen. Ajo goditje i dha fund luftës. Konflikti midis Izraelit dhe Iranit si “dy fëmijë në oborrin e një shkolle”. Lërini të luftojnë për dy ose tre minuta dhe pastaj është e lehtë t’i ndalosh“, u shpreh Trump.

Nga samiti i NATO-s në Hagë, presidenti amerikan u pyet edhe se çfarë do të diskutojë me Zelenskyyn, ku me shaka tha “Volodymyr Zelenskyy një “djalë i mirë”. Supozoj se do të diskutojmë për Ukrainën – duket si më e mundshme”.

Trump foli për bisedat që ka pasur me presidentin rus duke thënë “Kam folur me Vladimir Putinin dhe ai ishte shumë i sjellshëm. Ai ofroi ndihmë vullnetare me Iranin. I thashë se nuk kam nevojë për ndihmë me Iranin – kam nevojë për ndihmë me Rusinë. Më tej i thashë të më bëni një nder dhe të na ndihmoni me Rusinë, jo me Iranin. Por ai ishte shumë i sjellshëm.”

Në ditën e dytë të samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë, ku po marrin pjesë 32 liderët e vendeve të aleancës, Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte shprehu bindjen se do të votojnë unanimisht për rritjen e buxhetit në mbrojtje në 5%, kërkesë e parashtruar nga presidenti amerikan Donald Trump. Presidenti amerikan tha se sot do të marrin vendime të rëndësishme ndërsa foli edhe për nenin 5 të aleancës, që do të thotë se një sulm ndaj njërit vend anëtar është një sulm ndaj të gjithëve.

Advertisement