Connect with us

Kronike

Ja çfarë tha nëna e 4 fëmijëve para se të kryente vetëvrasjen

Gazetari i një media shqiptare ka shkuar në fshatin Vardallë të Sukthit në banesën e 41 vjeçares e cila i dha fund jetës pasi në Tik Tok ishte hapur profil fals, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme Nëna e 4 fëmijëve, më i vogli 10 vjeç i dha fund jetës duke pirë fotoksinë mëngjesin e 2 janarit 2024. Ekskluzivisht media sjell rrëfimin e familjarëve, bashkëshortit dhe djalit të viktimës të cilët nuk kanë pranuar të flasin para kamerave por kanë rrëfyer të gjithë historinë jashtë kamerave për gazetarin Aldo Mustafa. Bashkëshorti i 41 vjeçares jetonte me punë sezonale në Greqi ndërsa i biri, 21 vjeç jetonte në emigrim në Itali dhe ishin kthyer në shtëpi për festat e fundvitit pasi e ndjera kishte kërkuar me ngulm që natën e ndërrimit të viteve ta kalonin të gjithë së bashku. Gjatë gjithë periudhës nga denoncimi më shumë se një vit më parë deri të martën e 2 janarit, 41 vjeçarja ia kishte pohuar herë pas here të birit se do të kryente vetëvrasjen, “Sepse jam nuse ne familjen … dhe per nder rroj” ka thënë ajo Familjarët kanë treguar se ka qenë kushërira, vajza e tezes që i ka marrë foton dhe shpërndarë me shkrime denigruese në Tik Tok. Madje familjarët e kishin zbuluar dhe pasi kishin kontaktuar me kushërirën kjo e fundit u kishte kërkuar falje por nuk kishte hequr fotot. Ata thonë se këtë veprim kushërira e kishte të përsëritur pasi e kishte bërë dhe me familje të tjera dhe kishin vënë në dijeni dhe policinë. Denigrimi kishte nisur në 2022
Presioni psikologjik dhe denigrimi që nëna e 4 fëmijëve (Identitetin e të cilës zgjodhëm të mos e publikojmë për shkak të ngjarjes sensitive) po përjetonte nuk ishte me ditë, por kishte më shumë se një vit. Familjarët kanë treguar se postimi i parë i fotos ka ndodhur më 2 dhjetor të vitit 2022. Bashkëshorti nga Greqia dhe djali nga Italia ishin kthyer për të kryer denoncimin. E ndjera ka qenë në presion psikologjik për shkak se fotoja kishte marrë 30 mijë shikime. Familjarët ishin përpjekur ta qetësonin madje kishin nisur dhe kërkimet për të zbuluar se kush ishte autori dhe kishin rënë në gjurmët e kushërirës së gruas, vajza e tezes. Kanë kontaktuar me fëmijët e gruas për të kërkuar të ndërhyjë që të hiqte fotot. Këta të fundit i kanë thënë se mund të bënin çtë donin nëse e gjenin nënën e tyre pasi kjo ishte një situatë e përsëritur dhe ata nuk kishin asgjë në dorë. Familjarët kanë treguar se foton e kishte shpërndarë një koleg pune pasi ia kishte kërkuar vajza e tezes e së ndjerës. Kolegu duke mos ditur marrëdhëniet familjare ia ka dërguar foton. Kjo është konfirmuar dhe nga hetimet e policisë kur I kanë marrë telefonin punonjësit Familjarët kanë pohuar se policia dhe hetuesit kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe personave që e kishin shkaktuar por duke qenë se kushërira e të ndjerës jetonte jashtë ka qenë e pamundur të procedohej.

 

Advertisement