Connect with us

Kosova

Ja dy shtetet që zhduken/ Eksperti plas “bombën”, alarm për ndryshim kufijsh në Ballkan

Që ndryshimi i kufijve në Ballkan mund të rikthehet përsëri në skenë, e thotë edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala. Ai deklaroi se nga e gjitha kjo do të rrezikohej ekzistenca e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut

Sipas analistes së pavarur gjermane, Johanna Deimel, e cila është edhe njohëse e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore, shkëmbimi territorial mes Kosovës dhe Serbisë mund të kthehet në agjendë.

“Nëse më pas e kthejmë vëmendjen tonë tek Uashingtoni, ku fitorja e zgjedhjeve të Donald Trump po bëhet gjithnjë e më e mundshme, Serbia dhe Prishtina do të gjenden në një mjedis të ri gjeopolitik dhe të sigurisë. Për Kallas, kjo mund të nënkuptojë edhe që shkëmbimi i territoreve të kthehet në axhendë”, tha ndër tjerash Johanna Deimel.

“Situata gjeopolitike po ndryshon dhe është duke u formësuar në formatin e një impakti të drejtpërdrejt në gjeostrategji, e cila po lekund bazamentet e sigurisë kolektive në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shtetet të cilat kanë dale nga luftërat e viteve 90, si edhe faktori ndërkombëtar, e kanë kuptuar në formë te heshtur që definimi i kufijve shtetërorë do të duhej të ndryshojë, duke fuqizuar tri shtete në Ballkan, të cilat janë të barabarta në formatin ushtarak, politik dhe ekonomik (Shqipëria, Kroacia, Serbia) dhe mbi këto tri perceptime të shkollës klasike të sigurisë, mund të themi që ndryshimet e kërkuara për shkëmbimin e territoreve padyshim që mund të marr vëmendjen e re të klasës politike pas ndryshimeve në zgjedhjet presidenciale në SHBA” – theksoi Shala dhe sipas tij, në rast së vjen deri tek një ndryshim kufijsh në Ballkan, atëherë do të rrezikohej ekzistenca e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

“Në kohen aktuale dhe tentativa për prishje të Marreveshjes se Dejtonit dhe Rambujesë, padyshim që do ta vendosnin edhe Malin e Zi, por edhe Maqedoninë e Veriut në pikëpyetje per ekzistencës së tyre” – shpjegoi eksperti, sipas te cilit, qeverite aktuale në Prishtinë dhe Tiranë duhet tanimë ta kuptojnë se duhet të krijojnë një bazament të fortë të politikës së jashtme që në momentin e ndryshimeve të kufijve ekonomik, politik, shtetëror dhe ushtarak, të gjenden në pozitën e favorshme për të jetësuar që ndryshimet e pritura të vendosen në interesat shtetërore të kombit shqiptar përmes ndryshimit eventual të kufijve në formën e shkëmbimit territorial” –

Advertisement