Kosova
Ja kur nis konflikti në Kosovë/ Paralajmëron Ramabaja: Jemi në gjendje lufte
Analisti Sadri Ramabaja tha se sipas tij mund të ketë sërish konflikte në Kosovë në gjysmën e dytë të janarit.
Ai u shpreh se që prej 24 shtatorit Kosova është në një gjendje lufte ndërsa shtoi se duket se provokimet nga ana e Serbisë nuk kanë për të mbaruar, sidomos për sa kohë nuk ka një përgjigje të ashpër nga perëndimi.
“Gjithsesi udhëheqësit e Perëndimit e kanë kuptuar qartë se Kosova që prej 24 shtatorit është në gjendje lufte. Rikthimi i aksioneve ushtarake të të njëjtës natyrë, ndoshta edhe pak më masive është i mundur. Unë pres që diçka e tillë të ndodhë pas Kërshëndellave ortodokse në pjesën e dytë të janarit, nëse nuk do të kemi një përgjigje më të ashpër nga perëndimi.
Nëse ju kujtohet, në konferencën e shtypit, pas vizitës së Stoltenbergut në Beograd, Vuçiç gati hapur u shpreh se ata janë zot të dërgimit të ushtrisë kudo që duan. Në logjikën e luftës që dominon në Serbi, duket se provokime të kësaj natyre do kemi çdo herë” – theksoi analisti Ramabaja