Connect with us

Kosova

Ja kur nis lufta/ Eksperti austriak tregon muajin dhe planet e ekstremistëve 

Eksperti austriak i sigurisë, Gunther Fehlinger, tha se Kosova dhe Bosnja duhet të përgatiten për luftë, e cila sipas tij është e pashmangshme dhe mund të fillojë gjatë muajit shkurt.

“Kosova dhe Bosnja duhet të përgatiten për luftë të pashmangshme gjatë muajit shkurt 2024. Kjo eshte e pashmangshme. Kosova dhe Bosnja duhet të përgatiten. Perëndimi është në gjumë dhe mbetet i fokusuar në zgjedhjet në SHBA dhe Bashkimin Europian. Rusia ka nevojë për një luftë të re për të shpërqëndruar vëmendjen. Ashtu si Hamasi dhe Irani, Serbia do reagojë tjua lehtësojë presionin rusëve” –  deklaroi eksperti i sigurisë.

Krahas kësaj, Fehlinger, përmendi disa nga shkaqet që po e nxisin qeverinë serbe të planifikoi pushtimin e veriut të Kosovës, një prej të cilave është edhe nevoja për të qëndruar në pushtet sa më gjatë, dhe një luftë e tillë do tjua garantonte këtë.

“Tani strategët serb po shohin mundësinë për ripushtimin e veriut dhe verilindjes së Kosovës. Ata e dinë se nuk mund ta marrin Prishtinën apo Sarajevën, por e dinë gjithashtu se mund të fitojnë një luftë, në një territor  të kufizuar, ndoshta gjatë muajit shkurt 2024, për të ripushtuar territorin e lidhur drejtpërdrejt me Serbinë, në veri të lumit Ibër, luginës së lumit Drin dhe rajonin e Banja Lukës. Në këtë synim të tyre, ata mund të frenohen vetëm nga SHBA-të, por SHBA-ja tani është në ethe zgjedhore. Nuk do jetë Europa, vija e kuqe. Humbja e perspektivës së largët të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe humbja e financimeve të Unionit, kanë pak rëndësi për ata që ëndërrojnë bashkimin dhe madhështinë e serbëve. Ata do ta bëjnë realitet këtë ëndërr të ekstremistëve serbë, në kordinim me Rusinë, teksa Vuçiç ka nevojë për këtë luftë, për të shkëputur vëmendjen nga zgjedhjet e humbura dhe të vjedhura të 17 dhjetorit 2023” – Potencoi eksperti i sigurisë së Nato-s, duke treguar dhe mënyrën e ndarjes së Kosovës dhe Bosnjes, me një sulm stuhi.

“Goditja do të kufizohet në drejtim të lumit Ibër dhe drejt luginës së Drinit të populluar me serb nga Vishegradi në veri në drejtim të Banja Lukës, duke rezultuar në ndarjen e Bosnjës dhe Kosovës, por gjithmonë duke u bazuar në pretendimin për mbrojtjen e serbëve dhe kështu duke u përpjekur për të shmangur ndërhyrjet e NATO-s.

Teksa SHBA-të janë nën ethet e zgjedhjeve… Ndersa Kosova e Bosnja po mbrohen nga ushtarë evropianë të drejtuar nga ushtarakë të prirur për qetësim, duke mos qene në gjendje të mbrojnë kufijtë e brishtë verior dhe lindor në territorin e kontestuar me popullsi të përzier, skenari i më sipërm,  me shumë gjasa mund të ndodhë” – theksoi Fehlinger, madje potencoi se 6 javët e ardhshme janë më të rrezikshmet që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Advertisement