Lifestyle
Ja për çfarë gënjejnë djemtë në takimin e parë
Nuk është sekret! Jo gjithmonë njerëzit priren të jenë të sinqertë, sidomos me ata persona që i takojnë për herë të parë në jetë.
Disa anë të karakterit ekspozohen më shumë se anët e errëta, dhe kjo është e pranueshme. Sidomos kur po del në takimin e parë me një femër dhe krahas interesit të hapur që i shfaq asaj, do të tregosh të vërtetat e tua si asnjëherë më parë. Por, sipas një studimi të fundit, në një sondazh ku morën pjesë plot një mijë e 300 meshkuj, ata befasisht zbuluan gjënë për të cilën gënjejnë më shumë kur dalin për herë të parë në një takim me një femër që u pëlqen.
Sondazhi i BodyLogicMD zbulon një seri gjërash për të cilat burrat dhe gratë gënjejnë masivisht kur dalin në një takim, por është një gjë që kryeson ndër të tjera: numri i partnerëve seksual. Studiuesit thonë se dëshira për të rritur potencialisht numrin e partnerëve, bëhet që të duken sa më romantik në sytë e vajzës që kanë interes, dukshëm që ata të mos duken pa përvojë në jetën seksuale. Ky është elementi që kryeson listën. Por, veçmas tij, mësoni edhe nëntë gjërat e tjera për të cilat meshkujt gënjejnë më shumë në takimin e tyre të parë me një femër:
10 gjërat për të cilat meshkujt gënjejnë më shumë në takimin e parë:
Numri i partnerëve seksualë 44.6%
Të ardhurat – 37.5%
Kushtet e jetesës – 30.4%
Hobit – 26.8%
Profesioni – 25.0%
Statusi i marrëdhënieve – 21.4%
Niveli i arsimit – 14.3%
Pesha – 12.5%
Gjatësia – 7.1%
Emri – 5.4%
Sondazhi gjithashtu tregon se pothuajse tre nga katër meshkuj gënjejnë për diçka, gjë që vetëm i inkurajon ata drejt pandershmërisë. Ndërsa, disa nga këto gënjeshtra duket sikur kanë kuptim, sikur të mos jenë të vërteta në lidhje me të ardhurat ose situatën e jetesës, ndërsa të gënjyerit edhe për emrin është thjesht e papritur.