Rajon
Ja si u ndihmua Serbia nga emisari Lajçak
Vizita e emisarit të Bashkimit Evropian, Mirslav Lajçak, në veri të Kosovës, vazhdon të përcillet me shqetësim, e sidomos deklarata e tij ne ligjerate te drejte: Ajo çfarë dëgjova këtu më shqetësoj shumë
Rreth shqetësimit të emsiarit të BE-së, ka folur edhe gazetari serb në veri, Branislav Krstic.
Duke folur për “Bota sot”, ai u shpreh se Lajçak është i hutuar dhe gjithashtu edhe i shqetësuar.
“Qytetarët e nacionalitetit serb të Kosovës kanë nëntë muaj pa mbrojtje institucionale dhe kjo është një hije e errët për qeverinë Kurti që promovon shoqëri demokratike dhe multietnike” – theksoi Krstic.
Gazetari serb gjithashtu nuk pajtohet me kryeministrin e Kosovës teksa ai pretendon se serbët në Kosovë janë “super pakicë” dhe kujton se nga Kosova janë dëbuar më shumë se njëqind mijë serbë.
“Kosova deri dje nuk ishte krahinë e Bosnjës, Egjiptit apo Turqisë, por e Republikës së Serbisë. Më shumë se njëqind mijë serbë u dëbuan nga Kosova dhe kjo është e qartë për grupet e interesit euroatlantik dhe administratën amerikane. Fatkeqësisht në Kosovë të gjithë po lëpijnë vetëm plagët”, theksoi Krstic.