Connect with us

Kosova

Jabllanoviç: Kosova dhe Serbia s’i kanë respektuar marrëveshjet e arritura

Politikani serb në Kosovë, Aleksandër Jabllanovic ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk i kanë respektuar marrëveshjet e arritura dhe se dialogu në mes të dyja vendeve ka hyrë në “qorrsokak”.

Sipas tij, “fatura” e dështimit për dialogun i shkon Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Të dyja palët marrëveshjet e caktuara janë munduar t’i shmangin. Është fakt dhe kush thotë ndryshe, ka për të thënë gënjeshtra… Në marrëveshjen e Brukselit, gabimi më i madh I takon ShBA dhe BE, sepse ata janë krijues dhe mentorët e dialogut” – deklaroi politikani serb duke shtuar se “Nga dialogu i Brukselit disa obligime nuk i ka kryer as Kosova, as Serbia. Serbëve u nevojitet Asociacioni. Në vitin 2013 ka qenë një realitet ndryshe nga ç’është sot”.

Advertisement