Pinknews
“Jam dashuruar…”/ Bëhet virale deklarata e Luiz Ejllit për Parashqevi Simakun
Këto ditë është rikthyer në vëmendje të madhe këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku.
Kjo pasi ditë më parë iu publikua një video në rrjete sociale, ku shihej si e pastrehë, duke kërkuar ndihmë në një nga stacionet në New York.
Ajo dukej se nuk është në gjendje të mirë dhe shumë njerëz reaguan duke i ofruar ndihmë për faktin se si një artiste kaq e madhe arriti në një situatë të tillë.
E veç kësaj, në rrjete sociale qarkulloi edhe një video, një deklaratë e Luiz Ejllit e bërë në Big Brother VIP Albania 2.
Ai gjatë një sfide ku ishte së bashku me banoren tjetër, Dea Mishel, kishte përfshirë në bisedë Parashqevi Simakun.
“Trego për dashurinë tënde të parë? Çfarë të tregoj. 14 vjeç, jo më fal 12. Jam dashuruar me Parashqevi Simakun. U shkatërrosha. Rrija gjithë ditën para televizorit duke e parë, idhulli im. Dilte Parashqevia unë sytë xixa” shprehej Luizi asokohe.