Connect with us

Pinknews

“Jam e lumtur, e përmbushur”, Besa Kokëdhima përkufizon jetën private

Prej kohësh tashmë Besa Kokëdhima po jeton mes Parisit dhe Tiranës, pak më gjatë në kryeqytetin francez. Herë pas here kemi parë edhe disa këngë franceze nga Besa. Por më konkretisht për jetën e saj në Paris dhe çfarë e lidhi fillimisht me të, ajo i ka rrëfyer në një intervistë me gazetaren Mira Kazhani.

Besa Kokëdhima: Unë atje bëra një shkollim jazz, muzikor dhe kjo ishte më shumë për kulturën time personale, sepse qëllimi dhe sesi rezultoi më pas, është që unë atje gjeta një menaxhim shumë të mirë. Një kompani investuese, që investoi albumin tim atje dhe është bërë gjithçka gati për një lançim në Francë të produktit tim dhe në fakt pavarësisht dëshirës së kahershme për të marrë pjesë tek festivali i fundvitit, shtysa kryesore ishte për të bërë që ky mozaiku i aksioneve, të korrelonte dhe të bashkëvepronte.

Mira Kazhani: Bashkimi bën fuqi. E kuptoj, në funksion edhe të karrierës tënde atje, të imazhit tënd, do të ishte mirë një Eurovision. Vetëm me muzikë merresh në Paris, Besa?

Mira Kazhani: Ti këndon, jeton, ia del vetë edhe financiarisht? Se po fus hundët aty ku s`duhet…

Besa Kokëdhima: Jo, aspak. Mos u shqetëso. Unë atje punoj edhe me disa live muzikore, bands, që bëjnë evente disi më selektive. E para, do ta bëja edhe sikur të mos më paguanin, sepse një nga gjërat më të mrekullueshme që unë pëlqej në muzikë, është bashkëveprimi me talente të tjerë, talente prej vërteti. Artistë prej vërteti, që të bërit muzikë me ta, të bën të ndihesh gjallë. Ti e perfeksionon artin tënd dhe vazhdimisht shkëmben energji, multikulturalizëm, art.

Besa la të kuptohet se mund të ketë një dashuri në jetën e saj. Ajo tani është në një fazë që e cilëson “jam e lumtur, e përmbushur”.

Mira Kazhani: Në Paris jeton vetëm?

Besa Kokëdhima: Po, ka mundësi (qesh)

Mira Kazhani: Nuk është se habitem shumë. Se unë jetoj në Tiranë vetëm.

Besa Kokëdhima: Po pse po të të thonin të shkoje të jetoje në Paris? Nuk do të jetoje vetëm? Nuk do ishte okay për ty?

Mira Kazhani: Nuk e di. Si të jetë më mirë. Je vetëm në këtë periudhë të jetës? Je single? Je mirë me veten? Apo je “it`s too complicated”. Se ajo më shkrin fare.

Besa Kokëdhima: Në këtë moment të jetës time jam shumë e lumtur.

Mira Kazhani: Kjo ka rëndësi.

Besa Kokëdhima: Ndihem shumë e përmbushur emocionalisht.

Advertisement