Connect with us

Bota

Jam i alarmuar, sulmet ndaj Lajçakut janë të papranueshme/ Escobar: Ai nuk do largohet

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, ka komentuar në një intervistë për Zërin e Amerikës dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, teksa më 14 shtator në Bruksel nuk u arrit asnjë dakordësi mes palëve.

Escobar kërkon nga qeveria e Kosovës që të ketë një qasje me pragmatike sa i takon dialogut, ndërsa një mesazh e ka edhe për Serbinë, të cilës i thotë se nuk duhet të bëjë asnjë veprim destabilizues brenda në Kosovë. Ai thekson se nuk ka asnjë rrugë tjetër për Ballkanin Perëndimor, veç integrimit në Bashkimin Europian.

Një koment e ka pasur edhe për akuzat nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndaj Lajçak, për të cilin tha se mbështet anën e Serbisë. Escobar thotë se Lajçak gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE dhe se nuk do të largohet. Ndërkohë, ai i cilëson si të papranueshme sulmet ndaj Lajçak në të gjithë sferën shoqërore të Kosovës, duke kërkuar nga qeveria që t’i dënojë këto sulme.

“Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Ai nuk do të largohet. Dialogu do të vahdojë. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysëm do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij. Mendoj se duhet të ketë një përqasje më pragmatike nga qeveria e Kosovës. Jam alarmuar nga sulmet personale ndaj emisarit europian. Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e qartë se sulmet personale ndaj përfaqësuesit të posaçëm janë të papranueshme” – Deklaroi Gabriel Escobar

Advertisement