Bota
‘Jam i zhgënjyer!’/ Biseda telefonike e Trump me Netanyahun dhe Putin, çfarë i tha presidenti amerikan

Presidenti Amerikan, Donald Trump, ka shprehur zhgënjimin e tij pas bisedave telefonike me Vladimir Putin dhe Benjamin Netanyahun. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka pranuar publikisht se bisedat e kryera nuk kanë sjellë rezultate pozitive për paqen.
“Shumë i zhgënjyer”, tha Trump për bisedën e tij të fundit me presidentin rus Vladimir Putin, lufta e të cilit në Ukrainë vetëm sa po vjen dhe po përshkallëzohet, pavarësisht përpjekjeve për ta përfunduar atë.
Po aq skeptik ishte edhe për telefonatën me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në një kohë kur lufta në Gaza ka hyrë në një fazë të zymtë, e shoqëruar me një krizë të rëndë humanitare.
“Ishte disi zhgënjyese”, u shpreh Trump, duke theksuar se situata në Lindjen e Mesme po ndikon negativisht edhe brenda partisë së tij, ku përçarjet rreth mbështetjes për Izraelin po bëhen gjithnjë e më të thella.
Sipas rrëfimit të Trump, Putin thotë një gjë, pastaj bën një gjë tjetër të ndryshme nga ajo që thotë.
Zemërimi i Trump me Putinin është shtuar prej muajsh, i nxitur pjesërisht nga “paaftësia” e presidentit amerikan për të shfrytëzuar atë që dikur e konsideronte një marrëdhënie pozitive, në një marrëveshje të suksesshme paqeje.
Ndërkohë, Netanyahu e ka vënë në provë durimin e Trump me sulmet ajrore në Siri dhe Gaza, ku imazhet e fëmijëve të uritur kanë çuar në protesta ndërkombëtare.
Megjithëse Presidenti Trump kishte shfaqur besimin se lidhjet e tij personale me Vladimir Putin dhe Benjamin Netanyahu do të ndihmonin në zgjidhjen e shpejtë të konflikteve në Ukrainë dhe Gaza, këto kriza ende vazhdojnë pa një zgjidhje të dukshme, rezultat ky, i cili po kufizonë mundësinë mundësitë e Trump për të fituar Çmimin Nobel për Paqen.
Ndërkohë tashmë, ai është qartësisht i frustruar që nuk mund të zgjidhë krizat më mirë se ish-Presidenti Joe Biden, të cilin e konsideroi si një dështim në politikën e jashtme.

