Connect with us

Aktualitet

Jam shpallur non grata/ Kandidati për deputet zbulon për herë të parë shkakun: Ka qenë për vrasjen…

Aktivisti Aulon Kalaja që kandidon si deputet në zgjedhjet e 11 majit ka zbuluar për herë të parë në ‘Top Story’ se prej 8 vitesh është i shpallur non grata nga shteti grek.

Sipas tij, ky vendim ka ardhur pas aktivizmit që ka bërë kundër marrëveshjes së detit me Greqinë, por edhe një dokumentar për vrasjen e shqiptarëve nga shteti grek.

Jam shpallur non grata nga aktivizmi që kam bërë kundër marrëveshjes së detit me Greqinë.  Nuk e kam thënë ndonjëherë publikisht dhe për shkak të një dokumentari të vrasjes së shqiptarëve në Greqi.

Advertisement