Connect with us

Politike

Jam sulmuar nga hienat/ Llumi, goditje nën brez ndaj djalit tim

TIRANË- Grida Duma ka lënë mandatin e deputetes. Lajmin e bëri me dije në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit. Duma po e lë mandatin e deputetes për t’iu futur botës së televizionit. 

‘Jam sulmuar nga hienat’, Grida Duma lë mandatin si deputete: Nuk do ja fal kurrë politikës së llumit goditjen nën brez ndaj tim biri

Me një fjalim të gjatë, demokratja Grida Duma la sot përfundimisht mandatin si deputete e partisë demokratike. Demokratja u shpreh se pavarësisht zhgënjimeve të mëdha, pengjeve, mundit e sakrificës do jetë përjetësisht e djathtë, sepse këtë bindje politike ka dhe ka pasur gjithnjë. Megjithatë, pengu më i madh i Grida Dumës nuk është lënia në mes i misionit të saj për të ideologjinë e së djathtës, por fakti se sulmet e politikës nuk u mjaftuan me të por edhe me të birin.‘Kur më goditën personalisht, e unë e di pse sepse nuk gjetën kurrë një aferë korrupsioni apo një ndyje duarsh. E pikërisht për këtë jam sulmuar nga hienat. E kam ditur që do e paguaj këtë kosto në këtë vend i cili nuk ka etikë. Sot nuk do ja fal kurrë, që ndoshta do mbetet pengu im që nuk do ja fal kurrë. Politika e llumit goditi nën brez tim bir, këtë nuk doja fal kurrë politikës së llumit. Shpresoj që edhe atij ti bëhen mësim klounët siç mu bën mua. Nuk e kam lënë dhe nuk do ta lë betejën, me bashkëpunëtorë e demokratë.’- tha Duma.Duma: Dorëzova mandatin e deputetit, më e thjeshta do ishte të qëndroja duke vegjetuar, por po marr përgjegjësi

Grida Duma ka bërë me dije se ka dorëzuar shkersën për lënien e mandatit të deputetit.“Kam dorëzuar shkresën për lënien e mandatit. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj që në politikë fatet individit vlen të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur ato shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve dhe vendit, kurrë e kundërta megjithëse e kanë bërë shpesh të kundërtën. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misoini i vetëm që i përgjigjem. Më e thjeshta për mua do ishte të kisha qëndruar të prisja të mos ndodhin dështimet që disa u parashikojnë, siç e di që ka edhe nag ata që presin skutave për shansin e humbur. Mund të qëndroja për të mbijetuar, duke vegjetuar. Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar përgjegjësie e as betejës”, tha Duma.

Advertisement