Connect with us

Aktualitet

“Jam viktimë…”/ U kap me drogë në Britani, shqiptari çon çështjen në Gjykatën e Lartë

Një 32-vjeçar shqiptarë shqiptar i cili tregtonte drogë të klasit A është paraqitur në Gjykatën e Lartë britanike, duke kërkuar që të marrin përsipër çështjen e tij, nëse duhet të qëndrojë pas hekurave apo duhet të lihet i lirë.

Mediat e huaja shkruajnë se, 32-vjeçari, i cili kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2012, u dënua prillin e kaluar për tregtim të drogës së cilësisë së parë, në Rushden, pasi u kap nga policia me 20 mijë paund drogë.

Ai tha se ishte viktimë e skllavërisë moderne. Por Sekretarja e atëhershme e Brendshme Suella Braverman tha se ai nuk ishte viktimë dhe iu tha se do të dëbohej pasi plotësonte përkufizimin ligjor të një krimineli të huaj.

Por tani ai i ka çuar vendimet e saj në Gjykatën e Lartë, duke pretenduar se ishte kërcënuar se do të pushkatohej nëse nuk merrej me drogë.

Ai pretendoi se paraburgimi i tij ishte i paligjshëm dhe i kërkoi një gjyqtari të lartë të konsideronte lejimin e tij për të aplikuar për ‘lirim të përkohshëm’,  lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi, ose për lirim me kusht imigracioni nëse refuzohej masa e përkohshme.

I riu shqiptar gjithashtu i kërkoi gjykatës që ta lejonte të aplikonte për një rishikim gjyqësor të vendimit për të mos e kthyer çështjen e tij mbrapsht përmes Mekanizmit Kombëtar të Referimit, procesi me të cilin shteti vendos nëse je apo jo viktimë e skllavërisë moderne.

Gjykata vendosi se nuk do t’ia bëjë publik identitetin, por publikoi rezultatin e seancës anonime në interes të publikut.

Advertisement