Sport
Jamal tregon prapaskenat në 17-vjetorin e tij: Nuk bëmë publike foton me Mesin sepse…
Lamin Jamal është padyshim njeriu i momentit në futbollin botëror. Talenti i jashtëzakonshëm i adoleshentit ka mahnitur të gjithë teksa ka shtyrë Spanjën drejt finales së Euro 2024. Sot, ai ka festuar 17-vjetorin e tij dhe ndër të tjera, në intervistat që ka dhënë për finalen e jo vetëm, ka treguar edhe një prapaskenë me foton e famshme me Mesin.
Gjatë Europianit doli në skenë një set fotografik ku shihej Jamal kur ishte bebe dhe Mesi i cili po e mbante atë.
Ajo kishte qenë pjesë e një iniciative bamirësie të klubit të Barcelonës dhe pakkush e dinte që Jamal kishte qenë pjesë e një iniciative të tillë.
“Qartësisht që në momentin kur u bë ajo foto nuk e dija se isha me Mesin”, tha duke qeshur lojtari për “Jijantes”.
“I pari që ma ka treguar ka qenë babai im, por nuk e kishim bërë asnjëherë publike, pasi nuk dëshironim që të kishte krahasime të mia me Leon.
Askujt nuk i vjen keq të krahasohet me lojtarin më të mirë të historisë, por gjithashtu askush nuk do të jetë më si ai”, tha djaloshi spanjoll që festoi sot me skuadrën në Gjermani 17-vjetorin e tij.