Horoskopi
JANAR 2023/ Shenja që do ta kenë zili të gjithë
Dashi
Demi
Binjakët
Gaforrja
Ky muaj pritet të jetë shumë më i qëndrueshëm se ai që kaluat. Do jeni më të hapur dhe me komunikues me të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni më tepër kohë me atë që doni dhe mund të mendoni t’i çoni gjërat në një tjetër stad. Nëse keni fëmijë do merrni lajme të mira nga kopshti apo shkolla e të vegjëlve tuaj. Ju beqarët do jeni shumë nostalgjike dhe me zor do shkëputeni nga e shkuara. Hapini sytë dhe përfitoni nga ftesat që do iu bëhen. Shëndeti nuk do jetë aspak i mirë. Shumë shpesh stresi dhe lodhja do ju krijojnë probleme të mëdha. Sektori i financave do mbetet delikat deri javën e dytë, ndërsa më pas gjendja do fillojë të normalizohet. Në punë do keni plot projekte për të realizuar dhe nuk do ju mungojë aspak vullneti për t’ia dalë mbanë. Do i rregulloni edhe marrëdhëniet me shefat.
Luani
Gjatë këtij muaji do mbizotërojë dialogu dhe mirëkuptimi në jetën tuaj. Edhe nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur mosmarrëveshje të mëdha më në fund do pajtoheni dhe do ndiheni të qetë. Ju beqarët do jeni gjithë kohës të rrethuar nga miqtë e ngushtë dhe nuk do e keni mendjen për të kërkuar dashurinë. Gjithsesi nga java e tretë ka gjasa të ndodhe diçka e mrekullueshme. Shëndeti nuk do jetë aspak në gjendje të mire. Do e ndieni shumë ndryshimin e temperaturave dhe mund të ftoheni. Financat do jenë të qëndrueshme për aq kohë sa ju të shpenzoni me kujdes. Mos luani me zjarrin sepse mund të digjeni keq. Në punë duhet të bëni plane dhe të ecni në bazë të tyre në mënyrë që të arrini sa më lart. Po ecët kuturu mund të përballeni edhe me disa probleme. Situata në disa raste do ju ndërlikohet së tepërmi.
Virgjëresha
Tre javët e para të këtij muaji nuk do jeni në gjendjen më të mirë dhe çdo gjë do e bëni sepse duhet bërë. Ju që jeni në një lidhje do keni edhe mosmarrëveshje të forta me partnerin tuaj dhe do vendosni distancë me njëri-tjetrin. Nëse keni një lidhje që ka kohë që nuk ec dhe nuk ju sjell kënaqësi, më mirë jepini fund njëherë e mirë. Ashtu do ndiheni të çliruar. Ju beqarët duhet të mendoheni disa herë para se të pranoni ftesa. Jo të gjithë janë ashtu si do ju shfaqen juve para. Shëndeti herë do jetë i mirë e herë delikat. Duhet të kujdeseni më tepër për ushqimin dhe duhet patjetër të hiqni dorë nga jeta sedentare. Financat vetëm falë ndihmës së familjarëve nuk do dobësohen. Falënderojini ata. Në punë javët e para do jenë goxha të ndërlikuara dhe plot angazhim. Herë pas here nuk do dini çfarë të bëni më parë.
Peshorja
Ky muaj do jetë shumë entuziast dhe plot të papritura në çdo fushë. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Pas javës së dyte mund të merrni edhe vendime të rëndësishme. Ju beqarët që në fillim të muajit do realizoni takimet e ëndërruara dhe zemra do ju rrahë shumë fort. Gjithçka do realizohet si nëpër ëndrra. Shëndeti do jetë i mirë. Do jeni energjikë edhe pse keni kaluar disa festa të cilat mund t’iu kenë lodhur pak. Nëse vuani nga stomaku do jeni disi më të qetë. Në planin financiar do ndiqni një strategji strikte dhe gjendja nuk do jetë aspak problematike. Në punë do jeni më me fat pas datës 9. Do ju bëhen propozime të mahnitshme të cilat nuk duhet t’i refuzoni për asnjë lloj arsyeje. Herë pas here do habiteni edhe me zotësitë tuaja.
Akrepi
Ky muaj nuk do jete aspak ashtu si ju e keni pritur. Herë pas here mund të përballeni me vështirësi tejet të mëdha. Ju të dashuruarit do e filloni keq këtë periudhë. Zënkat dhe mosmarrëveshjet do bëhen që javën e parë të padurueshme. Mirë do jetë që para se të merrni vendime, të diskutoni njëherë gjerë e gjatë me partnerin. Të gjithë kanë mosmarrëveshje, por lum ata që dinë si t’i menaxhojnë dhe i zgjidhin shpejt. Ju beqarët do vazhdoni të mbeteni të vetmuar. Asnjë mundësi e mirë nuk do iu jepet këtë periudhë. Shëndeti fatmirësisht nuk do përbëjë asnjë problem. Do jeni në formë të kënaqshme. Në planin financiar do jeni shumë të qartë për atë që duhet të bëni dhe do merrni masat e duhura. Nuk priten vështirësi. Në punë bëni kujdes nga disa persona që ju rrethojnë sepse do ua prishin gjithë planet.
Shigjetari
Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë këtij muaji, ju sërish do ndiheni keq në disa momente. Nëse jeni në një lidhje mund të përballeni me probleme të reja dhe asgjë nuk do ju shkojë sipas planeve. Mundohuni të toleroni dhe të hapni rrugë herë pas here. Ju beqarët do keni disa takime interesante të cilat mund t’iu çojnë në një tjetër fazë. Mund të ndiheni aq mirë pranë miqve saqë nuk do e ndieni nevojën për një lidhje. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Nuk do ju mungojë aspak energjia dhe do dini si ta kaloni me lehtësi stresin. Kujdesi për veten do jetë i madh. Për financat viti do fillojë mjaft mirë. Nuk pritet asnjë vështirësi për asnjë moment. Në punë do jeni plot ide të reja. Nuk do e keni të vështirë as të bashkëpunoni me kolegët dhe do arrini ku keni dashur gjithmonë. Bravo edhe për vendosmërinë.
Bricjapi
Muaj i kënaqshëm ka për të qenë ky që do vijë. Do jeni më të logjikshëm dhe do hidhni hapat e duhura. Ju që keni një lidhje do iu karakterizojë dinamizmi. Si ju ashtu edhe partneri do jeni si një ekip i fortë që do bëni çdo gjë bashkë dhe askush nuk do mund t’iu pengojë. Po ecët gjithë kohës në këtë rrugë do arrini shpejt majën. Ju beqarët duhet të bëni atë që do ju thotë zemra dhe nuk duhet të ndikoheni aspak nga të tjerët. Shëndeti nuk do jetë i qëndrueshëm. Në disa momente do ndiheni të pafuqishëm dhe në disa të tjera do jeni në formë të shkëlqyer. Financat sado që t’i kujdesni nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme. Pranojeni ndihmën e familjareve nëse do ua ofrojnë. Në punë nuk duhet të prisni që gjërat të përmirësohen vetë, por duhet të veproni. Kolegëve mos ju besoni aspak.
Ujori
Fillimi i muajit do jetë paksa i ndërlikuar sidomos në marrëdhënien me të afërmit. Për fat të mirë pas datës 10 gjithçka do fillojë të përmirësohet. Nëse jeni në një lidhje duhet të reflektoni gjerë e gjatë para se të hidhni çdo lloj hapi në mënyrë që të mos gaboni. Gjithsesi në pjesën më të madhe të muajit do jetë dialogu ai që do mbizotërojë. Ju beqarët nuk duhet të refuzoni asnjë ftesë që do ju bëhet, por nga ana tjetër nuk duhet të pranojnë menjëherë të hidhni hapa. Çdo gjë duhet të ndodhe në kohën e vet. Shëndeti mund të ketë disa tronditje të vogla. Mund të ndiheni nervoze në disa momente. Financat do kenë goxha vështirësi dhe gjithçka për shkak të shpenzimeve të ekzagjeruara të kohëve të fundit. Në punë nuk do ju mungojnë idetë për të arritur atje ku doni, por nuk do keni durim dhe do përtoni të veproni.
Peshqit
Javën e parë të këtij muaji duhet të jeni më të kujdesshëm dhe duhet të mblidhni forcat pasi do iu jepen më tepër përgjegjësi. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni aspak probleme, përkundrazi mund të bëni dhe mund të merrni deklarata të forta dashurie. Ju beqarët do i jepni prioritet absolut miqësisë dhe do i refuzoni ftesat për takime. Do mendoheni shumë shpejt, por do jetë vonë. Gjendja shëndetësore do varet nga përkujdes që ju do keni për veten, nga mënyra e të ushqyerit dhe praktikimi apo jo i aktiviteteve fizike. Financat do jenë delikate. Mundohuni të mos e teproni me shpenzimet dhe të mendoni më tepër për të ardhmen. Në punë do jeni profesionistë dhe nuk do ju duket asgjë e vështirë për t’u arritur. Do jeni të matur dhe nuk do bëni asnjë gabim. Të gjithë do ju kenë zili.