Connect with us

Kosova

Janë akoma gjallë…Çanak tregon pse Serbia kundërshton rezolutën për Srebrenicën

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka folur për ndikimin e Rusisë në Ballkan, marrëdhëniet Vuçiç-Dodik dhe Rezolutën në OKB për Srebrenicën.

Çanak është i mendimit se Serbia e kundërshton rezolutën për Srebrenicën kryesisht për shkak se shumë nga ata që u përfshinë në atë gjenocid apo dhe që janë pjesë e sipërmarrjes së përbashkët kriminale, janë ende gjallë. Rezistenca e Vuçiç sipas tij, është mënyra e tyre për të mbuluar krimet që ndodhën.

“Kur isha deputet, Kuvendi i Serbisë miratoi një deklaratë që dënonte krimin në Srebrenicë, siç është shkruar në vendimin e gjykatës, dhe në aktgjykim shkruhet se ishte gjenocid. Atëherë ishte e qartë se nuk ka pasur ndonjë dilemë të madhe se çfarë ka ndodhur në Srebrenicë” – kujtoi Nenad Çanak duke treguar se pse tani rezoluta për Srebrenicën është kaq e kontestuar.

“Për shkak se numri më i madh i njerëzve që morën pjesë në të janë gjallë. Kjo gjithashtu është një përpjekje për të mbuluar gjithçka” – theksoi  lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës.

I pyetur nëse miratimi i rezolutës për Srebrenicën mund të shkaktojë shkëputjen e Republika Srpska, Çanak u përgjigj:

“Është e mundur nëse Rusia fillon konflikt të armatosur në Bosnje Hercegovinë për të larguar vëmendjen nga Ukraina, pasi ishin ata që e detyruan Hamasin të hyjë në Izrael.”

Lidhur me marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bosnje-Hercegovinës, Çanak u shpreh se Milorad Dodik është njeriu të cilit Vladimir Putin i beson më shumë.

“Dodik shkon në Rusi dhe merr urdhra. Ai është njeriu më i besuar I Putinit në Ballkan. Putini nuk i beson Vuçicit, por i beson plotësisht Dodikut sepse ai është vegla e tij” – beson Çanak.

Lidhur me marrëdhëniet mes Vuçiçit dhe Dodikut, Çanak beson se ato bazohen kryesisht në atë se si do ti diktojë Rusia.

Advertisement