Connect with us

Politike

“Janë injorantë”/ Ngjela i zhgënjyer me pyetjet e opozitës ndaj Dumanit në Kuvend

Avokati Spartak Ngjela ishte këtë mesditë i ftuar në një emision televiziv për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, por jo vetëm.

Duke komentuar raportimin e kreut të SPAK dje në Kuvend për punën e këtij institucioni, dhe  reagimin e deputetëve të PD ndaj Altin Dumanit, Ngjela shprehet: Janë injorantë! Merrni një parlament në perëndim dhe shikoni sa juristë dhe avokatë janë deputetë? 95%.

Këta tanët mësues dhe njerëz që kanë fituar votat dhe nuk dinë si i kanë fituar dhe flasin budallallëqe në Kuvend. Ai foli profesionalisht, por kujt t’i fliste?

Advertisement