Kosova
‘Janë në rrezik…’/ Ambasadori gjerman në Kosovë ngre shqetësimin për situatën në veri

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Në një postim në platformën “X”, Rohde ka shkruar se me mosmiratimin e tyre po vihen në rrezik projekte të mëdha energjetike e bujqësore.
Disa javë më parë dështoi miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare për shkak të mungesës së kuorumit. Marrëveshjet e ndërkombëtare që të votoheshin në këtë seancë ishin: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

