Politike
Janë të zbrazur nga koka e nga shpirti
Kur ju them ëndërrojnë katastrofën shëndetësore, kolapsin e spitaleve, asfiksimin tuaj, vdekjen e sa më shumë njerëzve, patjetër edhe timen në radhë të parë, prandaj ju mbushin përditë me helmin e shpifjeve për spitalet, të infektuarit, të vdekurit, ilaçet, oksigjenin, testet, mjekët, ekspertët, qeverinë, duke nxitur frikë, ankth, pasiguri, disa thonë se e bëj për politikë!
Jo, fatkeqësisht kjo është e vërteta!
Janë të zbrazur nga koka e nga shpirti, s’kanë as ide e as forcë për Shqipërinë, as dashuri e as respekt për shqiptarët, por thjeshtë duan vetëm pushtetin, me çdo çmim, për plaçkë si gjithmonë dhe nuk duan t’ia dinë për ju, prandaj edhe janë e vetmja opozitë në botë që bën aleancë me Armikun e Padukshëm kundër qetësisë shpirtërore e mendore të popullit!
Dhe ja, shikojeni, nuk ka nevojë t’jua them unë atë që ëndërrojnë në kokëboshllëkun e shpirttrokllëkun e tyre, sepse e kanë bërë vetë krejt të qartë, me video, ëndrrën e tyre makabër dhe qëllimin e tyre mizerabël!
E vetmja opozitë në botë që edhe njëherë në shekull, kur sëmundja ka pllakosur mbi gjithë njerëzimin, nuk gjen arsye të bashkohet me shumicën për ta qarë sa më mirë hallin e popullit.
#OpozitëeMjerë
***copyright: Lulëzim Basha

