Aktualitet
‘Janë vrarë për 8000 €’/ Altin Gjini zbulon detaje nga zhdukja e 2 personave në Sarandë
Altin Gjini, shoku i Fatmir Sulovarit i cili është zhdukur rreth 1 muaj më parë së bashku me Leonard Theodhori, ka treguar për Syri TV se Fatmiri dyshohet se është zhdukur për llogari të një pagese për një tokë e cila dyshohet se është shitur dy herë nga shoku i Fatmirit.
“Jemi të sigurt që janë zhdukur sepse Fatmiri kurrë nuk largohej më shumë se dy ditë. Nga dëshmitarët që kemi pyetur disa nga ata tregojnë çastet e fundit të tyre. Një djalë që kemi pyetur ne na ka thënë se Kocolja ishte tepër i shqetësuar, ai kishte ankth dhe shprehej se shikoj makina të dyshimta. Shpesh e merrte dikush në telefon dhe kur e pyeste Fatmiri thonte ishte “Ai”, që ne nuk e dimë se kush ishte dhe akoma është enigmë. Para se të merrej peng ka pasur debate të forta nga të dyja palët në telefon, pasi të merren dhe të zhduket dy persona për 8 mijë euro që ishte kësti i parë i tokës më duket diçka jo normale.
Pasi asnjë grup kriminal që të zhduken dy persona nuk mund të bëjnë kurrë nga dy veta dhe kërkon një investim gjigant dhe se më duket e pamundur që të jetë dorë e 1 ose 2 personave. Ata mund të ishin ekzekutuar në rrugë por sot që 1 person të jetë i sëmurë kërkon disa veta për ta transportuar në spital e jo më që të zhduken dy persona pa namë e nishan. Ata janë zhdukur për 8 mijë euro dhe nëse dy persona ekzekutohen për 8 mijë euro më duket shumë akt i rëndë dhe këta persona që janë të implikuar duhet të gjenden dhe të dënohen rëndë.
Fatmirin kanë kërkuar që ta zhdukin me kohë pasi kemi një biznes të madh ku është si pasojë e kursimeve prej 25 viteve, por ishim 375 mijë euro borxhe. Kemi pasur një debat edhe me persona të tjerë që donin ta merrnin tokën ku kishim biznesin dhe mendoj se ato që kanë tentuar ta marrin tokën kanë shfrytëzuar rastin dhe u kanë hedhur benzin zjarrin.