Kosova
Janjiç flet për debaklin e Vuçiçit në SHBA/ Paralajmëron çfarë e gjen nëse nuk shkon te Putini

Dushan Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike ka deklaruar se faktorët e jashtëm e kanë ndryshuar qëndrimin ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic dhe sipas tij, për këtë ka kontribuar rebelimi i qytetarëve serbë dhe reagimi joadekuat i autoriteteve ndaj tij.
Gjithashtu duke folur për udhëtimin e Vuçiq në SHBA dhe kthimin e tij të papritur, ai u shpreh se nuk “e priste këtë lloj debakli” por edhe theksoi se problemi tregon se Vucic “punon me njerëz të diskredituar në Amerikë”.
Duke folur për qëllimin e vizitës, takimin e paralajmëruar me Trump dhe bisedat përIndustrine Serbe te Naftës) dhe doganat, ai ka thënë se “një bisedë e tillë nuk mund të bëhet gjatë një eventi donatorësh dhe vetem me një palë”. Sipas Janjiq gjithashtu ka “mungesë të gjykimit të mirë të vetë presidentit dhe njerezve rreth tij”.
“Qeveria serbe nuk ka asnjë strategji apo perceptim se cili është çelësi. Gjithçka vjen për faktin se Vucic shkon ne SHBA për shkak të rejtingut te tij, i cili është goditur rëndë, dhe në të njëjtën kohë ai po akuzoni në mënyrë indirekte Amerikën dhe Britaninë se qendrojne pas revolucionit me ngjyra”, theksoi Janjiç, I cili po ashtu vleresoi se dështimi i Vuçiqit për të shkuar në Moskë do të ishte edhe shumë i keq për të. Sipas tij, “është interesante se Moska dhe Uashingtoni nuk kanë qenë kurrë më afër me interesa se sa tani, por për shkak të Kinës, jo Serbisë, gjë të cilën njerëzit tanë nuk e kuptojnë”.

