Connect with us

Aktualitet

Janullatos e la të shkruar! Media greke: Pasardhës do zgjidhet Mitropoliti i Korçës

Mitropoliti i Korçës, Joani është zgjedhur nga vetë kryepeshkopi Anastas Janullatos që ta pasonte pas vdekjes së tij. Këtë detaj e ka zbuluar media greke “Protothema”. Sipas të njëjtit burim, Joani është zgjedhur nga Janullatos për shkak se është shqipfolës. Ndaj edhe vullneti i të ndjerit do të merret parasysh kur të nisë procesi për zgjedhjen e kryepeshkopit të ri të Kishës Autoqefale. Deri atëherë, Joani është caktuar nga Sindo i Shenjtë edhe si “mbikëqyrës” i Fronit të Kryepeshkopit.

Mitropolit Joan (emri i lindjes është Fatmir Pelushi) tashmë shërben si mitropolit i Korçës. Ai ka studiuar për disa vite në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë pranë Bostonit në Shtetet e Bashkuara. Ai është diplomuar nga Fakulteti Ortodoks i Teologjisë Kryqi i Nderuar në Amerikë (Holy Cross Orthodox School of Theology, Boston), me gradën “Master of Divinity”. Ka studiuar në SHBA falë një burse studimi të themeluar atje nga shqiptarët në Amerikë në kujtim të Peshkop Fan Nolit.

Ai ka shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare. Me t’u diplomuar në “Kryqin e Shenjtë” me Master në studimet Teologjike, u rikthye në Shqipëri, ndërsa Kryepeshkopi Anastas e caktoi që të japë mësim në Seminar, si edhe të shërbejë ne vende të tjera brenda Kishës. Në 18 korrik 1998, u zgjodh si Mitropoliti i Korçës edhe u fronëzua dy ditë më pas.

Advertisement