Connect with us

Politike

Jashtë gardhit të Partisë Demokratike po lind një opozitë e re, Dashnor Sula tregon çfarë po ‘luhet’

Dashnor Sula thotë se opozita dështoi në mënyrë të turpshme prej listave e dështuara të Berishës, ku pazaret dhe besnikët e tij ishin kriteri i vetëm. Ai kujton kandidatët që gjatë fushatës shëtisnin në udhëtime e plazhe, pa shkelur një ditë në terren për të kërkuar votën e qytetarëve. “Puno qorri, t’hajë horri” – kështu e përkufizon ai skemën që solli humbjen drastike të opozitës.

Sula sheh përballë një sfidë të vështirë: gjetjen e një kandidati që të paktën humbet me dinjitet përballë Ramës në Tiranë. Në PD ka figura të denja për të garuar, por hija e Berishës, sipas tij, nuk i lë të dalin në krye. “Asnjë nuk guxon t’ia thotë në sy se opozita është e shkatërruar”, shprehet ai.

Për Sulën, Berisha është komod në opozitë, nuk lufton për pushtetin, por mban peng partinë për interesa personale e biznesi.

Ai beson se demokratët nuk janë më me Berishën. Ai flet për një opozitë të re që duhet të lindë jashtë gardhit të tij, sepse brenda PD-së së sotme gjithçka shtypet. Marrëveshjet e nëndheshme dhe pazaret kanë zhbërë shpresën, ndërsa qytetarët dhe demokratët e kanë braktisur. Për Sulën, zhvillimet e ardhshme do të jenë të forta: Berisha nuk e ka më shumicën. Pyetja që ngrihet është nëse do të lindë më në fund një lëvizje e fortë, e aftë të çlirojë opozitën nga pengmarrja e gjatë.

Advertisement