Connect with us

Aktualitet

Jashtë kontrollit/ Ekspertët paralajmërojnë një skenar të ri për destabilizimin e Veriut

Eksperti i sigurisë z. Drizan Shala deklaroi ne ‘Jashte Kontrollit’, në NTV Televizion, se nuk ka asgjë për ti shqetësuar në lidhje me deklaratën e Macron, sepse nuk është hera e parë që Franca e përsërit çështjen e vizave , por jo si kërcënim , por më shumë si përgjegjësi që palët duhet të mbajnë në lidhje angazhimet e tyre siç fjala BE po e mban premtimin për liberalizimin e vizave. Për sa i përket Sanitit të Procesit të Berlinit të zhvilluar në Tiranë ai paralajmëroi se mungesa e Aleksandër Vuçiç dhe prezenca e tij në Pekin përkrah Putin dhe Presidentit kinez Xi është një sinjal i keq për Kosovën që paralajmëron një skenar tjetër destabilizimi për Veriun. Për sa i përket zhvillimeve në Gaza, z. Shala deklaroi se këto zhvillime paralajmërojnë një rikonfigurim të pozicionit të fuqive rajonale në Lindjen e Mesme. Ai gjithashtu tha se mund të jemi shumë shpejt përpara një konflikti i ri më përmasa të një rendi të ri Botëror. Të njëjtën gjë theksoi dhe antari i kryesisë së Partisë Demokratike Azgan Haklaj, i cili theksoi se nuk duhet të ketë asnjë shqetësim në lidhje me pezullimin e vizave, seypezullimi i vizave është një proces . Ai tha se e gjithkakofonia e krijuar është pasojë e përkthimit të keq të deklaratës së Macron . Përsa i përket Samitit, Haklaj deklaroi se ky samit vulosi tre gjëra. E para , që kryeqendra e shqiptarëve është Tirana . E dyta , që Ballkani i Hapur vdiq perfundimisht ne diten e lindjes se diktatorit dhe u varros ne ish-piramidën, mazouleumin e Enver Hoxhës. E treta, sipas Haklajt ky samit egzekutoi perfundimisht përpjekjet për të shpikur një komb kosovar . Haklaj e shpjegoi situaten e krijuar ne Ukrainë, Kosovë dhe Gaza si terrorizëm politik të frymëzuar nga ekstremizmi fetar , sepse Ujraina njihet si djepi i orthodoksisë ruse, në Banjë pritej egzekutimi i pelegrinëve brenda në Manastir, ndersa ne Zemer te konfliktitmidis Izraelit dhe Palestines është beteja per Malin e Shenjte. Edhe ai ashtu si z Drizan Shala paralajmëroi zhvillime negative për Veriun e Kosovës dhe tha se ngjarje si ajo e 24 shtatorit do të përsëriten dhe ishte dakort qe Veriu do të jetë përballë një skenari te ri per destabilizim .

 

Advertisement