Connect with us

Sport

Java e fundit e pushimeve, ja kur nis punën trajneri Silvinjo për Kombëtaren e Europianit

Kjo do të jetë java e fundit e pushimeve për Silvinjon. Trajneri i Shqipërisë do të kthehet në detyrë më 15 janar, duke nisur punën me vëzhgimin e futbollistëve të ekipit kombëtar.

Rreth dy muaj punë intensive me udhëtime dhe takime lojtarësh, për t’u përgatitur për miqësoret e muajit mars, ku Shqipëria do të marrë pjesë në turneun e zhvilluar në Algjeri, me kombëtare si Bolivia dhe Afrika e Jugut nga 18 deri në 26 mars.

Patjetër që në listën e trajnerit brazilian mund të ketë edhe ndonjë emër të ri, me Rei Manajn, i cili po kalon një formë të mirë dhe ftesa pritet që të jetë rezervuar për të. Po ashtu, interesant do të jetë edhe inkuadrimi i Armando Brojës. /panoramasport/

Advertisement